LPFM: Derbi në Kratovë për Shkëndijën
- Shkëndija është ngjitur në vendin e dytë në tabelë, pasi sot pasdite triumfoi ndaj Sileksit në Kratovë me 2-1 në derbin e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), ndërsa Arsimi regjistroi edhe një fitore si mysafir kundër Shkupit me 3-0.
Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA) - Shkëndija është ngjitur në vendin e dytë në tabelë, pasi sot pasdite triumfoi ndaj Sileksit në Kratovë me 2-1 në derbin e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), ndërsa Arsimi regjistroi edhe një fitore si mysafir kundër Shkupit me 3-0.
Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 17-të me një gol të Tambës, ndërsa pasi Butoroviq barazoi rezultatin në minutën e 45-të, Zejnullai shënoi pikërisht në minutën e 89-të për fitoren e kampionit aktual.
Arsimi arriti triumfin ndaj Shkupit të renditur në vendin e fundit me golat e Selmanit (5, 55) dhe Gafurrit (32).
Xhiroja e e Ligës së parë do të kompletohet nesër me duelin midis Makedonija GJP dhe Tikveshit.
LPFM - xhiroja e 19-të:
Pelister - Strugë 1-1
Vardar - Bashkimi 1-0
AP Brera - Rabotniçki 3-4
Sileks - Shkëndija 1-2
Shkupi - Arsimi 0-3
Maqedonia GjP - Tikvesh (e hënë).
Tabela: Vardar 51, Shkëndija 45, Struga 42, Sileks 35, Bashkimi 26, Arsimi 25, AP Brera 23, Tikvesh 21 (-1), Pelister 20, Makedonija GjP 19 (-1), Rabotniçki 10, Shkupi 1. mb/
Foto: FFM