• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lopetegi do ta marrë drejtimin e Uest Hemit, për trajnerin ishte i interesuar edhe Bajerni

Lopetegi do ta marrë drejtimin e Uest Hemit, për trajnerin ishte i interesuar edhe Bajerni

Londër, 6 maj 2024 (MIA) – Eksperti spanjoll i futbollit Hulen Lopetegi do ta marrë drejtimin e Uest Hemit.

Informacionin për Lopetegin në pozitën e trajnerit për këtë klub nga sezoni i ardhshëm e ka bërë të ditur gazetari i “Guardian” Xhejkob Stajnberg. Sipas tij, palët kanë arritur marrëveshje dhe se mbetet vetëm nënshkrimi i kontratës.

Më parë u bë e ditur se Bajerni i Munihut është i interesuar për të ftuar Lopetegin, por vetë trajneri preferonte të punojë në Angli.

Uest Hemi pas xhiros së 36-të të sezonit aktual në Premier Ligë ka gjithsej 49 pikë dhe ndodhet në vendin e 9-të në renditje.

Trajneri aktual Dejvid Mojs do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR