• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Londra nuk do të pranojë kualifikime për LOI 2024 për shkak të pjesëmarrjes së sportistëve rusë

Londra nuk do të pranojë kualifikime për LOI 2024 për shkak të pjesëmarrjes së sportistëve rusë

Londër, 18 korrik 2023 (MIA) - Komiteti olimpik ndërkombëtar (KON) vendosi në Londër të mos mbahen turne kualifikuese për Lojërat olimpike 2024 në Paris, kumtoi "Inside the Games".

Kjo i referohet qëndrimit të autoritetve në Britani të Madhe për sportistët rusë. Paraprakisht, qeveria e vendit vendosi që sportistët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë vetëm pasi që të n[nshkruajnë deklaratë për neutralitet.

"Jemi skajshmërisht të zhgënjyer që nuk jemi në pozitë të jemi nikoqir i kualifikimeve olimpike siç shpresonim. Kjo është posaçërisht frustruese për sportistët britanikë, të cilët janë privuar nga përfitimi të marrin mbështetje nga tifozët e tyre", tha zëdhënësi i Komitetit olimpik britanik.

Londra duhej të ishte nikoqire e kualifikimeve për Olimpiadën 2024 në brejk, skejtbord, ngiitje sportive dhe "VMH" stil i lirë.

Në mars të vitit 2023, Komiteti olimpik ndërkombëtar (KNO) rekomandon që federatat sportive t'u lejojnë sportistëve rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në turnetë nën status neutral. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR