• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lojërat Olimpike dimërore në vitin 2030 do të zhvillohen në Alpet franceze

Lojërat Olimpike dimërore në vitin 2030 do të zhvillohen në Alpet franceze

Paris, 24 korrik 2024 (MIA) - Në seancën e 142-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOK) në Paris, sot është pranuar kandidatura e Alpeve franceze për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2030. 84 delegatë votuan pro, 4 kundër dhe 7 abstenuan.

"IOK ka nderin të njoftojë se Lojërat Olimpike në vitin 2030 do të zhvillohen në Alpet franceze, me kusht që të plotësohen kushtet e vendosura nga IOK”, deklaroi kryetari Tomas Bah.

Kreu i komisionit për lojërat e ardhshme, Karl Stos, tha se qeveria franceze duhet të japë garanci për mbajtjen e Lojërave Olimpike dhe të konfirmojë marrëveshjen midis tre rajoneve - Evian, Rona-Alpi dhe Provenca-Alpi - me qeverinë franceze. Delegacioni francez konfirmoi se këto kërkesa do të zbatohen kur qeveria të ishte në gjendje ta bënte këtë.

Afati i fundit për dhënien e garancive është 31 dhjetor 2024.

Për nikoqirë të Lojërave në vitin 2030 garuan edhe Solt Lejk Siti (SHBA), Stokholm dhe Are (Suedia).

Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen në Milano dhe Kortina d'Ampeco (Itali). ls/

Foto: Fejsbuk IOK

 

QËNDRONI TË LIDHUR