• e premte, 08 nëntor 2024

LO: Një seri zjarrvëniesh në Paris para ceremonisë së hapjes

LO: Një seri zjarrvëniesh në Paris para ceremonisë së hapjes

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) – Lojërat Olimpike sonte në mënyrë solemne do të hapen në Paris, ndërsa nikoqiri dhe organizatori, si dhe e gjithë Franca, veçanërisht kryeqyteti i saj, po luftojnë kundër sulmeve dhe problemeve të shumta.

Autoritetet kumtuan se gjatë ditës së djeshme është kryer një operacion i koordinuar i zjarrvënies me qëllim të ndërpritet trafiku hekurudhor brenda dhe rreth Parisit. Operatori shtetëror hekurudhor publikoi se sulmuesit synuan instalimet përgjatë linjave të shumta që lidhin Parisin me perëndimin, lindjen dhe veriun.

Shtohet se për shkak të këtyre sulmeve priten probleme të mëdha në qarkullim si në ditën e hapjes zyrtare ashtu edhe gjatë fundjavës.

“Sulmi ndaj Lojërave Olimpike është një sulm ndaj Francës”, tha ministrja franceze e sportit, Ameli Oudea-Kaster. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR