• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Llukashenko e shkarkoi shefin e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Bjellorusisë

Llukashenko e shkarkoi shefin e Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Bjellorusisë

Minsk, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko sot e nënshkroi dekretin për shkarkimin e shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, Viktor Guleviç.

"Gjeneral - major, Viktor Guleviç është shkarkuar nga detyra shef i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura, zëvendësministër i parë i Mbrojtjes. Dekreti përkatës është nënshkruar nga presidenti", bëhet e ditur në kumtesë. 

Në të shtohet se Guleviç është shkarkuar nga shërbimi ushtarak për shkak të moshës, por se e ruan të drejtën të mbajë uniformë ushtrie. 

Llukashenko dje e kritikoi kompleksin ushtarak - industrial për, siç tha, rezultate të këqija. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR