• e shtunë, 23 nëntor 2024

LK: Vinisius e udhëheq ekipin ideal në zgjedhjen e UEFA-s

LK: Vinisius e udhëheq ekipin ideal në zgjedhjen e UEFA-s

Nion, 3 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Junior është shpallur për lojtar më të mirë të Ligës së kampionëve të UEFA-s në sezonin 2023/2024, publikoi sot organi udhëheqës i futbollit evropian.

Në dhjetë ndeshjet sa ka luajtur në LK, Vinisius ka shënuar gjashtë gola dhe ka realizuar pesë asistime, me çka kontribuoi që Reali ta fitojë trofeun. Madrilenët në finale kanë mundur Borusia Dormundin me rezultatin 2:0.

Bashkëlojtari i Vinisiusit, anglezi Xhud Belingem, është shpallur për lojtar më të mirë të ri në LK.

UEFA e ka shpallur përbërjen ideale për sezonin 2023/2024. Në të janë nga katër lojtrarë të Real Madridit dhe Borusia Dortmundit, ndërsa ka edhe nga një lojtar nga PSZH-ja, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti.

Ekipi ideal në Ligën e kampionëve për sezonin 2023/2024: Gregor Kobel (Borusia Dormund), Daniel Karvahal (Real Madrid), Antonio Rudiger (Real Madrid), Mats Humels (Borusia Dortmund), Jan Matsen (Borusia Dormund), Vitinja (PSZH), Marsej Sabicer (Borusia Dortmund), Vinisius Junior (Real Madrid), Xhud Belingem (Real Madrid), Fill Foden (Mançester Siti), Hari Kejn (Bajern i Mynihut). bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR