• e enjte, 18 korrik 2024

LK: Probleme me lëndime nga të dyja palët para derbit Inter – Barcelona

LK: Probleme me lëndime nga të dyja palët para derbit Inter – Barcelona
Milano/Barcelonë, 3 tetor 2022 (MIA) - Interi dhe Barcelona po përballen me probleme të mëdha me lojtarë të lënduar në prag të derbit të nesërm në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve Skuadra italiane do të jetë pa sulmuesin belg Romelu Lukaku dhe mesfushorin kroat Marselo Brozoviq, ndërsa e pasigurt është edhe paraqitja e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez. Probleme me lëndime ka edhe në kampin e kundërt dhe sipas njoftimeve nga Spanja, trajneri Çavi Hernandez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e pesë futbollistëve. Të lënduar janë Memfis Depaj, Zhul Kunde, Hektor Belerin dhe Ronald Arauho, dhe gjithashtu i pasigurt në radhët e Barcelonës Frenki de Jong. Në grupin C kryeson Baern me gjashtë pikë, Barcelona dhe Inter kanë nga tre, dhe në fund të tabelës është Viktoria Plzen pa pikë. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR