LK: Bajerni dhe Real Madridi luajtën baraz, fituesi do të dihet në "Bernabeu"
- Bajern Munihu dhe Real Madridi luajtën 2:2 në duelin e parë të gjysmëfinales në Ligën e kampionëve. Të dy ekipet luajtën në mënyrë shumë intensive dhe interesante, por trajnerët Tomas Tuhel dhe Karlo Ançeloti nuk arritën ta mposhtin njëri-tjetrin.
- Post By Arta Bunjaku
- 23:27, 30 prill, 2024
Munih, 30 prill 2024 (MIA) - Bajern Munihu dhe Real Madridi luajtën 2:2 në duelin e parë të gjysmëfinales në Ligën e kampionëve. Të dy ekipet luajtën në mënyrë shumë intensive dhe interesante, por trajnerët Tomas Tuhel dhe Karlo Ançeloti nuk arritën ta mposhtin njëri-tjetrin.
Bavarezët nisën fuqishëm, por asistimi magjik i Toni Kros në minutën e 24-t e depërtoi mbrojtjen dhe Vinisius Junior e hapi rezultatin.
Pas pauzës, Leroj Sane barazoi në minutën e 53-të, ndërsa Hari Kejn katër minuta më vonë realizoi penallti.
Megjithatë, "los blankos" treguan frymën e mosskompromisit dhe në minutën e 83-të Rodrigo mori goditje nga pika e bardhë. Vinisius e ruajti gjakftohtësinë dhe e shënoi golin e tij të dytë me të cilin e barazooi rezultatin 2:2.
Kështu fituesi do të vendoset në revanshin që do të luhet në "Santiago Bernabeu". ab/
Foto: UЕFА