• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lutkovi: Të gjithë anëtarët e komisioneve janë profesionistë të lartë, sa më transparent të jemi, aq më pak do të jenë presionet

Lutkovi: Të gjithë anëtarët e komisioneve janë profesionistë të lartë, sa më transparent të jemi,  aq më pak do të jenë presionet

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Siç është transparent i gjithë procesi, është shpallja e konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional dhe kriteret që i kërkojmë, kështu vendosëm t'i publikojmë edhe anëtarët e komisioneve për vlerësim e paraqitjeve. Të gjithë anëtarët janë profesionistë të lartë në fushën e tyre, theksoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkovi.

Ai gjatë vizitës së tij në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve,  theksoi se ka pasur një takim me anëtarët e komisioneve, gjatë të cilit u është thënë se do të ekspozohen në presione të caktuara, por sa më e madhe të jetë transparenca, aq më të vogla do të jenë presionet. 

 "Sepse i gjithë procesi është transparent, vendosëm që t'i publikojmë anëtarët e komisioneve, sepse këto janë edhe vërejtjet e Entit Shtetëror për Reviziom. Në takim të gjithëve u është bërë e ditur se mund të jenë të ekspozuar ndaj disa presioneve. Sa më më shumë të jemi transparentë, sa më shumë të jemi të hapur dhe të pavarur në vendimet dhe të kemi kritere konkrete dhe të dimë saktësisht se çfarë po bëjmë, atëherë presionet do të jenë më të vogla. Pas bisedës shoh që askush nuk u dorëzua, askush nuk kishte asgjë kundër. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Ne jemi këtu si Ministri për t'i mbrojtur sepse ata janë profesionistë të lartë", tha Ljutkovi.

 Në pyetjen se kur do të shpallet konkursi për industritë kreative, ministri tha se shumë shpejt do të shpallen edhe konkurse të tjera.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR