• e hënë, 10 qershor 2024

Liverpuli gati të ndahet nga Nunjezi për 85 milionë euro

Liverpuli gati të ndahet nga Nunjezi për 85 milionë euro

 Madrid, 10 maj 2024 (MIA) -  Futbollisti uruguaian Darvin Nunjez do të mundet këtë verë  të largohet nga Liverpuli dhe ta vazhdojë karrierën në Barcelonë.

 Menaxheri Zhorzhe Mendeshi është në qendër të bisedimeve për largimin e Nunjezit nga Liverpuli, pohon sot gazeta spanjolle "Sport", duke iu referuar lidhjeve të ngushta të agjentit të futbollit me Barcelonën dhe kryetarin e saj, Zhoan Laporta.

paralajmërimet për largimin e mundshëm të uruguaianit u intensifikuan, pasi Nunjezi 24-vjeçar i fshiu të gjitha fotot e tij të lidhura me Liverpulin nga llogaria e tij në Instagram. 

 Mendeshi dëshiron që Darvini të largohet nga Liverpuli. Ai është një futbollist që e vlerëson shumë dhe ka aspirata të tjera për të", shkruan "Sport".

 Sipas gazetës, drejtuesit e Liverpulit janë gati ta shessin uruguanin nëse merr ofertë nga të paktën 85 milionë euro.

"Çmimi i tij është rritur vitet e fundit dhe Liverpuli nuk do ta shesë për më pak se 85 milionë euro", thekson gazeta spanjolle.

Foto: Iks 

 

QËNDRONI TË LIDHUR