• e mërkurë, 14 gusht 2024

Lirohen derivatet për gjysmë deri 1,5 denarë për liter

Lirohen derivatet për gjysmë deri 1,5 denarë për liter

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) nga sonte në mesnatë ulen për 1,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 më lirë për një denar dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit (KRRE) . Me vendimIN, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,85 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 79,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81,5 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 71 denarë dhe vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 70,5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0,688 denarë për kilgoram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 44,748 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një rënie prej 2,531 për qind për benzinën nën mesatare, për naftën ka rritje prej 2,143 për qind, për Vajin ekstra të lehtë ka një rënie prej 0,449 отсто për qind, ndërsa tek Mazuti ulje për 3,07 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për  0,7310  për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR