• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Linjë ajrore nga Shkupi në Paris me “Izi xhet” vitin e ardhshëm

Linjë ajrore nga Shkupi në Paris me “Izi xhet” vitin e ardhshëm

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Kompania ajrore me buxhet të ulët "Izi xhet" planifikon të rikthehet në tregun e Maqedonisë në pranverë me vënien në funksion të fluturimeve mes Parisit (aeroporti "Orli") dhe Shkupit.

Siç informon portali “Eks ju aviasion”, duke iu referuar gazetës franceze “Les Echos”, pritet që fluturimet të caktohen së shpejti.

"Me shërbimin e ri, kjo linjë ajrore do të kthehet në Shkup pas ndërprerjes së fluturimeve nga Gjeneva muajin e kaluar. Më tej, do të zgjerohet lidhja ndërmjet Maqedonisë dhe Francës e cila do të zhvillohet së bashku me fluturimet e reja të planifikuara të Viz er për në Lion të cilat gjithashtu do të fillojnë në vitin 2025", thuhet në publikim.

“Orli” ndodhet njëzet kilometra larg qendrës së Parisit.

Linjë ajrore nga Shkupi në kryeqytetin francez ofron edhe “Viz er” deri në aeroportin "Bove" rreth 90 kilometra nga Parisi.

"Izi xhet" hyri në tregun e Maqedonisë në nëntor 2021.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR