• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Limani: Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara është nxitje për ndryshime konkrete në infrastrukturë dhe vetëdije për shoqëri të barabartë për të gjithë

Limani: Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara është nxitje për ndryshime konkrete në infrastrukturë dhe vetëdije për shoqëri të barabartë për të gjithë

Gostivar, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara na përkujton detyrimet dhe përgjegjësitë tona, që të gjithë ne jemi të detyruar si shoqëri t'i përshtatim dhe të sigurojmë mundësi për shfrytëzimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo personi, veçanërisht të personave me nevojë, përmendi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani gjatë vizitës së tij në Gostivar.

"Personat me aftësi të kufizuara shpeshherë përballen me një sërë barrierash – jo vetëm fizike, por edhe sociale, emocionale dhe ekonomike. Këto barriera përveç që kufizojnë mundësitë e tyre, pengojnë edhe integrimin e tyre në shoqëri. Por sot, le të mos flasim vetëm për problemet dhe vështirësitë e personave me nevojë. Kjo ditë është gjithashtu një rast për të festuar guximin, qëndrueshmërinë dhe arritjet e tyre të mahnitshme. Këto persona nuk duhet të perceptohen nga nevojat e tyre, por nga aftësitë, talentet dhe potenciali i tyre", tha Limani.

Ministri përmendi se duhet të bëjmë përpjekje për mënjanimin e barrierave fizike, për përmirësimin e sistemit edukativo-arsimor, në mënyrë që të garantojmë të gjithë fëmijët dhe personat të kenë mundësi të barabarta. 

"Të zotohemi fortë të zbatojmë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Personave me nevojë 2023-2026 dhe Planin e Veprimit 2023-2026, i cili ka një qasje multi – sektoriale me një synim të vetëm", tha ai.

Ministri theksoi se në sistemin e mbrojtjes sociale kemi rreth 133 ofrues të licencuar të shërbimeve sociale – shërbime këto që u mundësojnë përfituesve të bëjnë një jetë të pavarur dhe njëherësh mundësi për të marrë pjesë në shoqëri në baza të barabarta.
Gjatë vitit 2024, krahasuar me vitet e kaluara, ministria, krahas ofruesve të shërbimit të kujdes ditor që janë kryesisht nën Qendrat e punës sociale, ka zgjeruar rrjetin e ofruesve të licencuar të këtij shërbimi - veçanërisht kur bëhet fjalë për këtë shërbim me trajtim individual. Vetëm në këtë shërbim kemi rreth 396 përfitues.

Ai theksoi se shërbimi - asistimi personal që e ofrojnë katër ofrues të licensuar në dissa komuna, ndërssa numri i shfrytëzuesve është rreth 880.

"Vetëm gjatë këtij viti, kemi lidhur rreth 62 kontrata administrative me numër të përgjithshëm të shfrytëzuesve 2073", tha ministri Limani.

Në Minsitri po punohet edhe për themelimin e një "organi" vlerësues me Metodologji të vetme për kryerjen e vlerësimit të nevojës, me qëllim të realizimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, si dhe të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve në bazë të funksionalitetit.

"Po ashtu, punojmë edhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e një Regjistri të personave me nevojë, i cili Regjistër do t’i përmbajë të gjitha të dhënat për personat me nevojë që janë në sistemin e vlerësimit, aftësimit në punë dhe rehabilitimit profesional dhe të dhënat e përfituesve të subvencioneve për punësim. Me këtë do të mundësohet, personat me nevojë të jenë konkurrues në tregun e hapur të punës dhe, në këtë drejtim, punohet në ngritjen e Qendrave të rehabilitimit profesional për aftësimin për punë të personave me nevojë", tha ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR