• e enjte, 18 korrik 2024

Liga e Konferencës: Struga dhe Shkupi i mësuan rivalët e mundshëm për xhiron e tretë kualifikuese

Liga e Konferencës: Struga dhe Shkupi i  mësuan rivalët e mundshëm për xhiron e tretë kualifikuese

Nion, 24 korrik 2023 (MIA) - Dy ekipet e Maqedonisë së Veriut të cilat mbetën këtë verë në skenën evropiane, Struga dhe Shkupi, sot me short në selinë e UEFA-s në Nion i m[suan kundërshtarët e mundshëm për xhiron e tretë në Konferencën e Ligës.  

Kampioni Struga në rast  se kalon xhiron e dytë të kualifikimeve në të cilën luan kundër Buduçnostit malazez, për kundërshtar në raundin e ardhshëm e mori më të suksesshmin nga ndeshja mes Nju Senits nga Uellsi dhe Svift Hesper nga Luksemburgu.

Futbollistët e Shkupit, ndërkaq, nëse e kalojnë Levskin bullgar, në xhiron e tretë kualifikuese do të luajnë kundër fituesit të duelit midis Hapoel Ber Shevatë  Izraelit dhe Panevezusit të Lituanisë.

 Ndeshjet e para të xhiros së tretë kualifikues në Konferencën e Ligës janë në program më 10 gusht, ndërsa revanshet një javë  më vonë.

 Foto: Tuiter

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR