• e enjte, 18 korrik 2024

Liga e kampionëve: Lajpcigu starton me fitore, pa gola në Milano

Liga e kampionëve: Lajpcigu starton me fitore, pa gola në Milano

Milano, 19 shtator 2023 (MIA) – Me ndeshjet në grupet G dhe F, sonte filloi faza e grupeve në Ligën e Kampionëve në futboll.

Lajpcigu në grupin F triumfoi si mysafir ndaj Jang Bojsit të Zvicrës me rezultat 3-1 (1-1).

Në ndeshjen e dytë në terminin e orës 18:45, Milani dhe Njukaslli luajtën pa gola në Milano.

Sonte në program janë edhe ndeshjet e mbetura nga xhiroja hapëse e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Antverpenit, pastaj Fejenord – Seltik, Lacio – Atletiko Madrid, Mançester Siti – Crvena Zvezda, PSZH – Borusia Dortmund dhe Shahtjor – Porto.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR