• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lidershipi shqiptar e përshëndeti lajmin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Lidershipi shqiptar e përshëndeti lajmin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Tiranë, 9 mars 2023 (MIA) - Kreu i shtetit shqiptar e përshëndeti lajmin se Këshilli i BE-së dha dritë të gjelbër për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e vlerësuar atë si “shumë domethënës, por e vonuar padrejtësisht”.

“BE-ja sot ndërmori një hap të vonuar padrejtësisht prej vitesh dhe më në fund e heq  nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës sikur të ishte një vend jashtë Evropës! Urime jo vetëm Kosovës, por edhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Fejsbuk. 

Shefi i shtetit, Bajram Begaj,   në Fejsbuk ka thesuar  se ky vendim duhet të përmbyllet   sa më shpejt dhe se qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar”, shkruan Begaj. 

Urime për Kosovën dhe qytetarët e saj kanë dërguar edhe liderët e partive politike, të cilët ndër të tjera vlerësojnë se “Kosova nuk do të jetë më një ishull i izoluar në Evropë”. 
 
Këshilli i Bashkimit Evropian, sot në lexim të parë, ka miratuar qëndrimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës jo më vonë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm. ar/


 

QËNDRONI TË LIDHUR