• e hënë, 08 korrik 2024

Lideri i Senatit Mekonel sërish u shtang gjatë bisedës me gazetarë

Lideri i Senatit Mekonel sërish u shtang gjatë bisedës me gazetarë

Uashington, 31 gusht 2023 (MIA) - Miç Mekonel, lider i pakicës në Senatin amerikan sërish pati probleme me shtangimin gjatë bisedës me gazetarë në Kentaki.

Kjo i ndodhi për herë të dytë pas një situate të ngjashme në korrik. Në pyetjen e gazetarit mbrëmë nëse planifikon të shkojë në rizgjehdje, ai e ndali fjalimin dhe shikonte në një pikë për mbi 30 sekonda.

Republikani nga Kentaki "u ngri" para kamerave në konferencën prë shtyp në kapitol Hill gjatë fundittë korrikut, kur heshti dhe u shtang 19 sekonda para se të nxirrej nga gazetarët. Shkurtimisht pas kësaj, Mekonel (81) u kthye dhe u tha gazetarëve "jam mirë".

Në ngjarjen e djeshme, ndihmësi iu afrua dhe e pyeti "a e dëgjuat pyetjen senator", ai vazhdoi të heshtë. Më pas, u përgjigj shkurtimisht në pyetjen për prokurorin publik të Kentakit, edhe pse ndihmësi duhej t'i apërsëriste pyetjen - u la përshtypja se Mekonal nuk dëgjon mirë. U pyet edhe për ish-presidentin Donald Tramp, por ai e anashkaloi përgjigjen sepse zakonisht refuzon të bisedojë për temën e Trampit.

Mekonel pati disa rrëzime gjatë periudhës së kaluar dhe gjatë njërës prej tyre e theu brinjën, kështu që për një kohë mungoi në Kongres. Si i vogël, ai vuante nga polio, prandaj ecjen nuk e ka të sigurt. Spas ekspertëve, sjellja e Mekonelit ka shenja të demencës.

"Kjo ndodhë kur pacienti ndalon së konsumuari medikamentet kundër demencës. Atëherë eposodet e 'ngrirjes' janë më të shpeshta", deklaroi Sanxhi Gupta, komentues në CNN dhe mjek.

Edhe pse Mekonel po përballet me probleme të dukshme shëndetësore, republikanët nuk komentojnë për dprëheqjen e tij të mundshme. Stiv Dejns, senator nga Montana, republikan, deklaroi se ka folur me mekonel dhe se "lideri duket dhe ndjehet mirë". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR