Liban: Në sulm izraelit jetën e ka humbur një komandant i Hezbollahut
- Një komandant i lartë i Hezbollahut sot e ka humbur jetën pasi me raketë është qëlluar automjeti i tij.
- Post By Besnik Shuki
- 14:51, 3 korrik, 2024
Tripoli, 3 korrik 2024 (MIA) - Një komandant i lartë i Hezbollahut sot e ka humbur jetën pasi me raketë është qëlluar automjeti i tij.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Tir, Libani jugor.
Komandanti i Hezbollahut, përgjegjës për një nga tre sektorët në Libanin jugor është vrarë në një sulm izraelit në Tir, deklaroi një përfaqësues anonim i lëvizjes proiraniane. bsh/
Foto: MIA arkiv