• e diel, 06 tetor 2024

Levandovski mungon nga ndeshja kundër Real Madridit në Kupën e Spanjës

Levandovski mungon nga ndeshja kundër Real Madridit në Kupën e Spanjës

Barcelonë, 27 shkurt 2023 (MIA) - Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Almerias dhe nuk do të jetë në mundësi që t'i ndihmojë ekipit të enjten në ndeshjen kundër Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit, njoftuan sot mediumet spanjolle.

Barcelona konfirmoi se Levandovski është në listën e lojtarëve të lënduar, pa theksuar se sa gjatë sulmuesi polak do të mungojë nga fusha, por mediumet njoftojnë se rehabilitimi i tij do të zgjat dy javë.

Sipas burimeve të njëjta, Levandovski nuk do të jetë në ekip për "El "Klasikon" e ardhshme në Kupën e Spanjës, dhe do të mungojë edhe nga dy ndeshjet në La Liga, kundër Valensias dhe Atletik Bilbaos.

Barcelona të enjten do të jetë e hendikepuar edhe me mungesën e Osman Dembeles dhe Pedrit. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR