• e enjte, 18 korrik 2024

Lejkers e tërhoqën numrin 16 me të cilin Pau Gasol luante për klubin

Lejkers e tërhoqën  numrin 16 me të cilin Pau Gasol luante për klubin

Los Anxhelos, 8 mars 2023 (MIA) - Los Anxhelos e tërhoqi numrin 16 me të cilin për ekipin luante spanjolli i njohur Pau Gasol.

 Ceremonia u mbajt gjatë pauzës në ndeshjen vendore të Lejkers kundër Memfis (112:103). Fanella me numër 16 me mbiemrin Gasol ishte varur në arenën e Lejkers bashkë me fanellat me numër 8 dhe 24 të Kobi Brajant.

 Pau Gasol luante për Lejkers nga viti 2008 deri në vitin 2014. Bashkë me ekipin dy herë u bë kampion në NBA (2009, 2010).

 Spanjolli u bë lojtari i 12-të i klubit, numri i të cilit është tërhequr nga qarkullimi. fc/

 Fotografia: Fejsbuku i LA

 

QËNDRONI TË LIDHUR