• e enjte, 26 dhjetor 2024

Legjenda Baxho është rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij

Legjenda Baxho është rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij

Altavila Visentina, 21 qershor 2024 (MIA) - Roberto Baxho (57), njëri prej futbollistëve më të mirë italianë i të gjitha kohërave dhe fitues i Topit të Artë në vitin 1993, ishte rrahur, grabitur dhe mbyllur  pasi hajdutët hynë në shtëpinë e tij teksa ai po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës me familjarët e tij. 

 Policia njoftoi se në vilën e Baxhos në Altavila Visentina hynë brenda pesë sulmues të maskuar dhe të armatosur.

 Baxho u përball me ta dhe u plagos në konflikt. Mediat lokale njoftojnë se ai më vonë ishte dërguar në spital dhe iu desh t'i qepnin plagët. Pasi hajdutët e mundën atë, Baxhon dhe anëtarët e familjes së tij i mbyllën në një dollap. Më pas u vodhën orët, bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë.

 Baxho më vonë arriti të lirohet dhe të telefononte policinë, e cila tani po heton rastin. qa

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR