Lebroni me 20 pikë e udhëhoqi SHBA-në në fitoren ndaj Gjermanisë
- Në një ndeshje miqësore para fillimit të Lojërave Olimpike, basketbollistët e SHBA-së mbrëmë në Londër e mundën Gjermaninë me rezultat 92:88.
- Post By Fitore Curri
- 08:33, 23 korrik, 2024
Londër, 23 korrik 2024 (MIA) - Në një ndeshje miqësore para fillimit të Lojërave Olimpike, basketbollistët e SHBA-së mbrëmë në Londër e mundën Gjermaninë me rezultat 92:88.
Lojtari më efikas ishte Lebron Xhejms, i cili shënoi 20 pikë, prej të cilave 11 në 4 minutat e fundit.
Turneu i basketbollit në Olimpiadën 2024 do të mbahet nga 27 korriku deri më 11 gusht.
Gjermania do të luajë në grupin B me Francën, Japoninë dhe Brazilin.
Amerikanët janë në Grupin C me Serbinë, Sudanin Jugor dhe Portorikon. fc/
Fotografia: EPA