• e premte, 27 dhjetor 2024

Lebron Xhejms u bë lojtari i dytë më i vjetër në histori, që ka shënuar tripëll-dabëll

Lebron Xhejms u bë lojtari i dytë më i vjetër në histori, që ka shënuar tripëll-dabëll

Los Anxhelos, 16 nëntor 2023 (MIA) - Superylli i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms ka shënuar tripëll-dabëll në humbjen herët në mëngjes nga Sakramento me rezultatin 110:125. Xhejms ndeshjen e ka përfunduar me 28 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime.

Kampioni i katërfishtë në NBA me 38 vjet e 320 ditë u bë lojtari i dytë më i vjetër në histori, që ka shënuar tripëll-dabëll në një ndeshje.

Karl Meloun ka pasur 10 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime për 26 minuta në ndeshjem kundër San Antonios më 28 nëntor të vitit 2003. Ai atëherë ka qenë 40 vjeç e 127 ditë.

Për Xhejms ky ishte tripëll-dabëll i 108-të në karrierë dhe është ngjitur në vendin e pestë në histori, duke e kaluar menaxherin aktual të Dallasit, Xhejson Kid. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR