Leao: Idhull e kam Kristiano Ronaldon
- Sulmuesi anësor i Milanit, Rafael Leao është i bindur se mund ta arrijë nivelin e futbollistëve kryesorë botërorë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:57, 2 janar, 2024
Milano, 2 janar 2023 (MIA) - Sulmuesi anësor i Milanit, Rafael Leao është i bindur se mund ta arrijë nivelin e futbollistëve kryesorë botërorë.
"Idhulli im është Kristiano Ronaldo. A dua të jem si ai dhe Mbape? Mund ta arrij këtë, por nuk jam egoist. Dëshiroj të shënoj gola, por nëse mund të asistoj, e bëj atë. Në këtë nivel, gjithçka zgjidhet me numra. Kur janë në pyetje Mbape, Haland dhe Mesi, shifrat flasin vetvetiu", deklaroi Leao për "AS".
Sulmuesi theksoi se do të bëhet i njejtë si Ronaldo apo Mbape kur do të fillojë të sillet njejtë si ata.
Këtë sezon futbollisti luajti 20 ndeshje, shënoi katër gola dhe pesë asistime.
Ronaldo është shënuesi më i mirë në vitin 2023 me 54 gola. Ai ka dy gola epërsi para Kilian Mbapes dhe Hari kejnit të cilët shënuan nga 52.
Në sezonin rrjedhës, Ronaldo luajti 24 ndeshje për ekipin Al-Nasr, duke shënuar 23 gola dhe 11 asistime. ab/
Foto: ЕPА