Leao e fitoi çmimin si lojtar i muajit në Seria A
- Futbollisti i Milanit, Rafael Leao ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për muajin shtator në Seria A.
- Post By Fami Bajrami
- 09:48, 24 tetor, 2023
Romë, 24 tetor 2023 (MIA) – Futbollisti i Milanit, Rafael Leao ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për muajin shtator në Seria A.
Sulmuesit të krahut nga radhët e Milanit iu dorëzua çmimi para ndeshjes të së dielës me Juventusin (0:1) në xhiron e 9-të.
Muajin e kaluar, portugezi shënoi tre gola në kampionat dhe pati dy asistime.
Milani pas nëntë xhirove është i dyti në tabelë në Seria A me 21 pikë, një më pak se Interi si lider.
Foto: EPA