• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lazarini: Nga Rafah kanë ikur 800.000 njerëz, nuk ka vend të sigurt në Gazë

Lazarini: Nga Rafah kanë ikur 800.000 njerëz, nuk ka vend të sigurt në Gazë

Gazë, 19 maj 2024 (MIA) - Prej fillimit të operacionit tokësor izraelit në Rafah më 6 maj, nga ky qytet kanë ikut 800.000 njerëz, kumtoi mbrëmë shefi i Agjencisë së KB-së për ndihmë refugjatëve palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini.

Ai theksoi se njerëzit po fshihen në ndërtesa të rrënuara, në rajone ku nuk ka ujë, ndërsa nyjet sanitare nuk ekzistojnë.

"Kur njerëzit ikin, ata janë pa kalim apo mbrojtje të sigurt. Çdoherë janë të detyruar t'i lënë pas vetes gjërat që i kanë: dyshekët, tendat, apjisjet për gatim dhe nevoja themelore që nuk mund t'i marrin me vete apo të paguajnë transport", theksoi Lazarini në platformën X.

Ai theksoi se Al-Mavasi, zona e përfolur e sigurt në afërsi të qytetit Rafah, në të vërtetë është rajon me rërë me madhësi prej vetëm 14 kilometra katrorë, në të cilën ndodheshin 400.000 njerëz para eskalimit të fundit izraelit. ab/

Foto: МIА архива

QËNDRONI TË LIDHUR