• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lavrov: Rusia do t'i kthehet marrëveshjes së grurit vetëm nëse Perëndimi përmbush detyrimet e tij ndaj Moskës

Lavrov: Rusia do t'i kthehet marrëveshjes së grurit vetëm nëse Perëndimi përmbush detyrimet e tij ndaj Moskës

Moskë, 24 gusht 2023 (MIA) - Rusia do të kthehet në Marrëveshjen e Detit të Zi për eksportin e grurit nga portet ukrainase vetëm nëse Perëndimi përmbush detyrimet e tij ndaj Moskës, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

"Duke iu përgjigjur pyetjes së Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së në lidhje me perspektivat për rinovimin e Iniciativës së Detit të Zi, Sergej Lavrov përsëriti qëndrimin e Moskës se është e gatshme të ribashkohet me marrëveshjen vetëm nëse përmbushen të gjitha detyrimet ndaj palës ruse", thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme.

Shoqatat bujqësore dhe të biznesit ukrainas iu drejtuan Komisionit Evropian me një propozim për të optimizuar rrugët alternative (linjat e solidaritetit) për eksportin e grurit nga Ukraina në portet evropiane me transport të mëtejshëm në vendet e treta. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR