• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lavrov: Një luftë e tretë botërore do të kishte pasoja globale, jo vetëm për Evropën

Lavrov: Një luftë e tretë botërore do të kishte pasoja globale, jo vetëm për Evropën

Moskë, 27 gusht 2024 (MIA) - Rusia ka akuzuar Perëndimin se "luan me zjarrë" kur shqyrton mundësinë për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të përdoren në territorin rus. Kievi ka kërkuar vazhdimisht nga aleatët e tij perëndimorë që ta miratojnë këtë kërkesë, por deri më tani është refuzuar.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov tha se Perëndimi "po kërkon telashe" madje edhe me vet shqyrtimin e kësaj mundësie dhe paralajmëroi drejtpërdrejt SHBA-në se Lufta e Tretë Botërore nuk do të kufizohej vetëm në Evropë.

"Tani ne konfirmojmë përsëri se të luash me zjarrin - dhe ata sillen si fëmijë të vegjël që luajnë me shkrepëse - është një gjë shumë e rrezikshme për të rriturit të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend tjetër perëndimor", u tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

“Amerikanët e lidhin pa mëdyshje bisedën për një luftë të tretë botërore me diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të kishte ndikim vetëm në Evropë, shtoi ai. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR