• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lavrov mbërriti në Këshillin ministror të OSBE-së

Lavrov mbërriti në Këshillin ministror të OSBE-së

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Serge Lavrov ka mbërritur në Këshillin e 30-të ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili po mbahet në Shkup.

Lavrov, i cili u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas mbërritjes nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Me ardhjen e kreut të diplomacisë së Federatës Ruse, Maqedonia e Veriut pezulloi përkohësisht sanksionet e vendosura nga BE-ja për fluturimet e aeroplanëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Aeroplani me të cilin ministri i rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbërriti në Shkup në Këshillin ministror të OSBE-së fluturoi mbi hapësirën ajrore të Turqisë dhe Greqisë, jo Bullgarisë, raportojnë mediat ruse. Ndryshimi i linjës së fluturimit është për shkak të refuzimit të autoriteteve bullgare për të lejuar fluturimin e aeroplanit, në të cilin ndidhet zëdhënlsja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova. Fluturimi ka zgjat më shumë se pesë orë.

Pasi pranisë së konfirmuar të Lavrovit, vendosën të bojkotojnë forumin ministrat e jashtëm të Ukrainës, Dmitri Kuleba, të vendeve baltike - Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia.

Në takimin ministror priten vendime për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për të cilin në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të 57 vendeve-anëtare këtë jave në Vjenë, u arrit konsensusi që të jetë Malta ndërsa duhet të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërimet për postet kyçe në institucionet e OSBE-së.

Media ruse, para disa ditëve raportuan se Rusia i kërkoi Maqedonisë së Veriut, e cila kryeson OSBE-në këtë vit, që të lëshojë viza për delegacionin e saj për takimin ministror nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor. Rusia, sipas mediave ruse, kërkon viza për 85 anëtarë të delegacionit rus për të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në Shkup. Në delegacion do të jenë ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, "mjeku i tij, stafi teknik, sigurimi", 17 diplomatë dhe 24 gazetarë, sipas mediave ruse. mb

QËNDRONI TË LIDHUR