• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lavrov arriti në Shkup

Lavrov arriti në Shkup

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbrëmë arriti në Maqedoninë e Veriut që të marrë pjesë në Këshillin ministror të OSBE-së.

Në profilin zyrtar në Tuiter të MPJ-së ruse janë publikuar fotografi nga arritja e Lavrovit në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, ku mund të shihet se ai është pritur nga ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin.

Lavrov arriti pas përfundimit të darkës joformale të ministrave pjesëmarrës në takimin e OSBE-së.

Pjesëmarrja e shefit të diplomacisë ruse nuk ishte e sigurt për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë pas pushtimit ndaj Ukrainës, por pasi Bullgaria e hapi qiellin dhe lejoi fluturimin e aeroplanit qeveritar rus, ndërsa BE-ja bëri me dije se kjo nuk është shkelje e sanksioneve, nga Moska u konfirmua se Lavrovi vjen në Shkup.

Për shkak të ardhjes së Lavrovit, pjesëmarrjen në takimin e OSBE-së në Shkup e anuluan ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, shefat e diplomacive të vendeve baltike - Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, Margus Cahna, Krishjanis Karinsh dhe Gabrielius Landsbergis dhe ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sek. bsh/

Foto: profili X i Ministrisë ruse

 

QËNDRONI TË LIDHUR