• e enjte, 18 korrik 2024

Laporta: Prioriteti i Barcelonës është La Liga, por ne do të donim ta fitonim titullin e Ligës së Kampionëve

Laporta: Prioriteti i Barcelonës është La Liga, por ne do të donim ta fitonim titullin e Ligës së Kampionëve

 Barcelonë, ​​3 gusht 2023 (MIA) - Zhoan Laporta deklaroi se synimi kryesor i Barcelonës në sezonin 2023/24 është fitimi i kampionatit spanjoll.

 "La Liga ishte një prioritet sezonin e kaluar, sezoni i ardhshëm është gjithashtu i rëndësishëm. Por, ne do të donim të paraqiteshim më mirë në Ligën e Kampionëve, do të donim të ishim ndër pretendentët për fitore në të. Megjithatë, prioriteti ynë vazhdon të jetë liga spanjolle. Filozofia e madhe e Zhohan Krojf ishte te Guardiola, ndërsa tani është te Çavi. Kuptohet, ka dallime mes Pepit dhe Çavit, por të dy janë trajnerë me personalitet të fortë dhe të përsosur stilin e futbollit që Krojfi  e vendosi në të kaluarën", tha kryetari i Barcelonës.

Sezoni i ri në La Ligën spanjolle fillon për tetë ditë. Barcelona në xhiron e parë do të  presë Hetafen më 13 gusht. 

 Klubi katalanas është mbrojtës i trofeut të kampionatit. 

Foto: EPA

 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR