• e premte, 27 dhjetor 2024

Lajpcigu largon dy futbollistë të rinj shkaku i komenteve raciste

Lajpcigu largon dy futbollistë të rinj shkaku i komenteve raciste

Lajpcig, 26 janar 2024 (MIA) – Klubi gjerman Lajpcig në radhët e të cilit nga afati kalimtar i janarit luan reprezentuesi nga Maqedonia e Veriut, Elif Elmaz ka larguar dy futbollistë të moshës 19 vjeçare shkaku i komenteve raciste për bashkëlojtarët.

“Të dy kanë bërë komente raciste për shokët e tyre dhe u sollën në mënyrë jashtëzakonisht josportive dhe të papranueshme”, thekson klubi gjerman në kumtesën e sotme duke shtuar se dy lojtarët u liruan nga angazhimi sapo u zbulua rasti.

Klubi i Bundesligës nuk ka bërë të ditur identitetin e lojtarëve të shkarkuar.

Trajneri i Lajpcigut, Marko Rose ka lavdëruar lojtarët e ekipit të të rinjve që kanë raportuar incidentin te trajnerët në akademinë e klubit.

“Dikush aty u ngrit dhe tha se nuk është kjo mënyra që duhet funksionuar. Klubi më pas ndërmori hapat e duhur”, tha Rose. 

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR