Lajpcigu për disa javë pa të lënduarin Simons
- Mesfushori i RB Lajpcig, Çavi Simons do të mungojë për disa javë pas dëmtimit të ligamenteve në kyçin e tij të majtë gjatë humbjes nga Liverpuli me 1- 0 të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:19, 25 tetor, 2024
Lajpcig, 25 tetor 2024 (MIA) - Mesfushori i RB Lajpcig, Çavi Simons do të mungojë për disa javë pas dëmtimit të ligamenteve në kyçin e tij të majtë gjatë humbjes nga Liverpuli me 1- 0 të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Holandezi Simons (21), i cili është në radhët e Lajpcigut si i huazuar nga PSZH-ja, ishte i detyruar të dilte nga fusha pas një përplasjeje me mbrojtësin e Liverpulit, Endrju Robertson.
"Për fat të keq, Çavi i ka lënduar ligamentet e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë", thuhet në njoftimin e klubit.
Lajpcigu, në radhët e së cilës luan përfaqësuesi i Maqedonisë, Elif Elmas, ka pësuar tri disfata në tri xhirot hyrëse në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Bundesligë është në vendin e dytë me 17 pikë, po aq sa lideri Bajern Mynih. qa/
Foto: Fejsbuk