• e diel, 06 tetor 2024

La Liga fillon më 12 gusht

La Liga fillon më 12 gusht

Madrid, 22 qershor 2023 (MIA) – Barcelona si mysafire kundër Getafes do të fillojë mbrojtjen e titullit në sezonin e ri në La Liga, që do të fillojë në fundjavën më 12 dhe 13 gusht.

Siç njoftoi sot Federata Spanjolle e Futbollit, El Klasiko e parë në sezonin e ri është planifikuar për më 19 tetor në Barcelonë, ndërsa ndeshja e dytë në Madrid më 21 prill të vitit të ardhshëm, kur do të luhet raundi i 32-të.

Real Madridi do ta nisë sezonin e ri si mysafir kundër Atletiko Bilbaos, ndërsa Atletiko Madrid në hapjen do të jetë nikoqir i ekipit që kthehet në ligën e parë, Granada.

Sezoni 2023/24 në Spanjë do të përfundojë më 26 maj. ls/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR