• e enjte, 26 dhjetor 2024

La Liga: Barcelona për momentin nuk është në gjendje ta kthejë Mesin

La Liga: Barcelona për momentin nuk është në gjendje ta kthejë  Mesin

 Madrid, 21 prill 2023 (MIA) - Kryetari  i ligës spanjolle të futbollit (La Liga), Havier Tebas, vlerësoi se Barcelona për momentin nuk ka mundësi financiare që ta kthejë në radhët e saj argjentinasin Lionel Mesin, por shtoi se shpreson. se situata do të ndryshohet.

 “Sot nuk do të mund të regjistrohet, por ka ende shumë kohë”, tha mbrëmë Tebas në një konferencë për shtyp në Madrid, duke shtuar se pritet një “plan për realizim nga Barcelona”.

 “Ne në çdo rast nuk do t'i ndryshojmë rregullat për kontrollin financiar që e kanë miratuar  vetë klubet në mënyrë që Barça të mund ta regjistrojë Mesin, madje edhe nëse dëshira jonë do të ishte që ai të kthehet në kampionatin tonë”, theksoi Tebasi.

 Mesi ka marrëveshje me PSZH-në deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka marrë një vendim se ku do ta vazhdojë karrierën. ar/

 Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR