Lëshohet për qarkullim të automjeteve të lehta rruga magjistrale A3 në Dellçevë
- Komunikacioni për automjete të lehta është hapur në magjistralen A3 nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë, ku në 24 orët e fundit po punohej për riparimin e një çarjeje të madhe si pasojë e stuhisë që goditi Dellçevën të enjten.
- Post By Sara Ademi
- 13:12, 11 qershor, 2023
Dellçevë, 11 qershor 2023 (MIA) - Komunikacioni për automjete të lehta është hapur në magjistralen A3 nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë, ku në 24 orët e fundit po punohej për riparimin e një çarjeje të madhe si pasojë e stuhisë që goditi Dellçevën të enjten.
Deri në pajisjen e plotë të rrugës për automjete të rënda, siç informuan nga filialja e "Rrugët e Maqedonisë", komunikacioni për automjete të rënda mallrash do të zhvillohet përmes rrugës rajonale Berovë – Smojmirovë – Vinicë.
Gjatë ditës së djeshme këtë pjesë e vizitoi Kostadin Acevski, drejtor i ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë", i cili tha se të hënën pritet rehabilitim i plotë, duke theksuar se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të komunikacionit në rrugën magjistrale A3.
Aksin rrugor e ka vizituar dje ministri i Transportit, Blagoj Boçvarski, nga ku është bërë e ditur konfirmimi zyrtar për lëshimin në përdorim të rrugës për automjete të lehta që qarkullojnë nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë dhe qytete të tjera. sa/
Foto: MIA