• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi ratifikoi konventa, protokolle dhe marrëveshje

Kuvendi ratifikoi konventa, protokolle dhe marrëveshje

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi sot në vazhdimin e seancës së 15-të miratoi disa ligje për ratifikimin e konventave, protokolleve dhe marrëveshjeve nga fusha të ndryshme.

Janë votuar ligjet për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Konventën për procedurën e përbashkët të tranzitit, protokollin për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit, Marrëveshjen për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë në Ballkanin Perëndimor, Protokollin e Nëntë Shtesë të Kushtetutës së Unionit Botëror Postar (UBP), Protokollin e dhjetë plotësues të Kushtetutës së UBP-së dhe Protokollin e njëmbëdhjetë plotësues të Kushtetutës së UBP-së.

Gjithashtu Marrëveshja për statusin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territoret e dy vendeve, si dhe Protokolli për ndryshimin e Marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë për pranimin e Marrëveshjes për subvencionet në peshkim.

Paraprakisht, Kuvendi ka punuar në disa nga pikat e seancës së 22-të, në të cilën Ligji për zbatimin e buxhetit për vitin 2025, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (akset rrugore Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Trebenishtë - Strugë - Qafëthanë) dhe Korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep - Manastir), Ligji për garancinë shtetërore të Detyrimeve sipas Marrëveshjes Financiare për financimin e projektit "Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi - Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut", i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve dhe SHA për aktivitete energjetike Resurset Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore,...

Kuvendi miratoi gjithashtu Ligjin për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, i cili përcakton një mënyrë të re të raportimit për menaxhimin financiar dhe kontrollin e revizionin e brendshëm, si dhe themelon Këshillin për Kontrollin e Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, si organ këshillimor i ministrit të Financave dhe krijohet baza për miratimin e akteve nënligjore brenda 18 muajve.

Janë votuar edhe ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, për Ligjin për Pastërtinë Publike, për Ligjin për Veprimtaritë Komunale, për Ligjin për Varrezat dhe Shërbimet Funerale, në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Janë pranuar edhe propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Igor Ivanovski, Sulejman Ahmeti dhe Aleksandra Kokarovska, si dhe anëtarit të Komisionit Rregullator për Banim, Qemal Qamili. sa/

foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR