• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuvendi në seancë do të prononcohet për nevojën për miratimin e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar

Kuvendi në seancë do të prononcohet për nevojën për miratimin e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 10-të, ku në rend të ditës janë më shumë pika, kryesisht ligje me procedurë të shkurtuar.

Në seancë duhet të verifikohen mandatet e Jane Micevskit nga Njësia zgjedhore 1 dhe Malisha Stankoviqit nga Njësia zgjedhore 2, të dy nga koalicioni "Maqedonia Jote".

Në rend të ditës po ashtu janë edhe Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL", në Republikën e Libanit.

Me procedurtë të shkurtuar, në rend të ditës janë propozuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për energjetikë, të Ligjit për Entin gjeologjik, të Ligjit për efikasitet energjetik, të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik, të Ligjit pët metrologji, të Ligjit për derivate minerale, të Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmuara, Propozimin e ligjit për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për themelimin e Agjencisë për energjetikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit pët rezerva të obliguara të naftës, të Ligjit pët inspektim teknik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR