• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një helikopter i Armatës u përfshi në shuarjen e zjarrit në Negotinë

Një helikopter i Armatës u përfshi në shuarjen e zjarrit në Negotinë

Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Një helikopter i Armatës u përfshi në shuarjen e zjarrit në Negotinë, konfirmoi për MIA-n, Fanka Mingova Jançeva, person i autorizuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Departamentin rajonal Negotinë dhe zëvendëskomandante e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Negotinë, e cila edhe vetë është në terren.

"Për momentin u shua zjarri rreth fshatit Peshternica e cila nuk ka banorë, në terren janë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari, njerëz nga ndërmarrja komunale e Negotinës. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim merr pjesë në shuarje me dy ekipe, njëri nga Vallandova dhe tjetri nga Shën Nikolla me katër automjete", sqaroi Mingova Jançeva.

Zjarri shpërtheu dje rreth orës 10:30. sa/

foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR