• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi e votoi vendimin për zgjedhje të përbërjes së re të KSHPK-së

Kuvendi e votoi vendimin për zgjedhje të përbërjes së re të KSHPK-së

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Me 97 vota "për", deputetët në seancën e sotme kuvendore e votuan vendimin për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK).

Në përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit janë Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.

Komisioni i ri duhet të fillojë të funksionojë më 8 shkurt.

Për kryetar dhe anëtar të KSHPK-së janë paraqitur 41 kandidatë, të cilët më 23, 24, dhe 25 nëntor janë pyetur nga Komisioni për zgjedhje. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR