• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kuvendi dha për procedurë të mëtutjeshme dhjetë ligje me procedurë të shkurtër lidhur me Ministrinë e re të Energjetikës

Kuvendi dha për procedurë të mëtutjeshme dhjetë ligje me procedurë të shkurtër lidhur me Ministrinë e re të Energjetikës

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Kuvendi sot e filloi mbledhjen e 10-të në të cilën për procedurë të mëtutjeshme ishin pranuar dhjetë ligje me procedurë të shkurtuar, të cilët, siç sqaruan deputetët, janë, në përgjithësi, harmonizim me ndryshimet tashmë të miratuara të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe formimin e Ministrisë së re të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

Me procedurtë të shkurtuar, në rend të ditës janë propozuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për energjetikë, të Ligjit për Entin gjeologjik, të Ligjit për efikasitet energjetik, të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik, të Ligjit pët metrologji, të Ligjit për derivate minerale, të Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmuara, Propozimin e ligjit për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për themelimin e Agjencisë për energjetikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit pët rezerva të obliguara të naftës, të Ligjit pët inspektim teknik.

"Për shkak të konsistencës së sistemit juridik dhe zbatimit konsekuent të dispozitave ligjore lidhur me kompetencat e kësaj ministrie të përcaktuara në nenin e ri 20-a të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. ('Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut' numër 121/24), nevojiten intervenime ligjore, përkatësisht harmonizimi i këtyre dispozitave me dispozitat e ligjeve ekzistuese që rregullojnë këtë fushë. Gjithashtu, detyrimi nga neni 30 i këtij ligji i detyron organet shtetërore që brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të harmonizojnë ligjet e veçanta që rregullojnë themelimin, punët, kompetencat dhe aktet e tjera të përgjithshme me dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore", theksuan disa nga deputetët që shpjeguan ligjet.

Ligjet duhet të kalojnë në komisionet amë, dhe pastaj edhe të miratohen nga ana e Kuvendit. 

E majta dhe LSDM në mbledhje reaguan për mënyrën në të cilën është caktuar mbledhja, për çka nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski sqaroi se mbledhja është caktuar nga kryetari i cili mungon për arsye zyrtare, si dhe se ligjet miratohen me procedurë të shkurtër që të harmonizohen me ligjin tashmë të miratuar për administratën shtetërore. 

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski reagoi edhe se një ligj të cilin një deputet nga radhët e tyre e ka dorëzuar në Kuvend nuk është vendosur në rend dite. 

Në mbledhje ishin verifikuar mandatet e Jane Micevski nga Njësia Zgjedhore 1 dhe Malisha Stankoviq nga Njësia Zgjedhore 2, që të dy nga koalicioni Maqedonia jote. Deputetët ishin njoftuar edhe se deputeti Ivan Zhivkoski ka dhënë dorëheqje nga funksioni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR