• e hënë, 08 korrik 2024

Kush janë viktimat tjera që humbën jetën në aksidentin e helikopterit me Raisin

Kush janë viktimat tjera që humbën jetën në aksidentin e helikopterit me Raisin

Teheran, 20 maj 2024 (MIA) - Disa funksionarë të lartë iranian, gjithashtu, kanë humbur jetën së bashku me presidentin iranian Ebrahim Raisi në aksidentin me helikopter në malin Dizmar që ndodhet midis qyteteve Varzakan dhe Xholfa në provincën e Azerbajxhanit lindor.

Përveç Raisit, jetën e ka humbur edhe ministri për Punë të Jashtme të Iranit, Hosein Amirabdolahian, guvernatori i Azerbajxhanit lindor Malek Rahmati, përfaqësuesi i liderit suprem iranian në Azerbajxhanin lindor Mohamad Ali Ale-Hashem, shefi i gardës presidenciale Mehdi Musavi, piloti i helikopterit, bashkëpiloti dhe ekuipazhi.

Raisi dhe shoqëruesit e tij ktheheshin nga një ngjarje me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR