• e martë, 24 dhjetor 2024

Kurtoa u operua, do të mungojë rreth dy muaj

Kurtoa u operua, do të mungojë rreth dy muaj

Madrid, 20 mars 2024 (MIA) - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa është operuar pas lëndimit të ri. Kurtoa dje e ka shkëputur meniskusin në stërvitje të "mbretërve".

Sot, sipas pres shërbimit të Realit të Madridit, Kurtoa është operuar me sukses. Pritet që portieri të fillojë me rikuperimin gjatë ditëve të ardhshme.

Gazetari i "The Atthletic", Mario Kortegan, duke iu referuar burimeve në klub, Kurtoa do të mungojë rreth dy muaj.

Ndeshjen e fundit zyrtare Kurtoa e ka luajtur më 17 qershor - për ekipin kombëtar. Ai ka luajtur për Real Madridin në ndeshjet miqësore verës, por në gusht i ka këputur ligamentet e kryqëzuara në gju dhe u operua. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR