• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti: Për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë nuk mund të negociohet

Kurti: Për ndalesën e shfrytëzimit të dinarit në Kosovë nuk mund të negociohet

Prishtinë, 31 janar 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paralajmërimin për ndalesën për shfrytëzimin e dinarit në Kosovë, sot deklaroi se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, se QBK-ja vetëm e kryen punën dhe se për vendimet e saj nuk mund të negociohet.

Kurti, pasi ka bërë homazh tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë, gazetarëve u pohoi se vendimi i QBK-së për valutën për pagesat është i panegociueshëm.

Ai nuk foli për kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për shtyrje të ekzekutimit të rregullores së BQK-së, sipas së cilës nga 1 shkurti në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhen në euro dhe se kjo çështje është e panegociueshme.

“Pra, në katër komunat në veri të Kosovës janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare, ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga Bashkimi Evropian. Ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në Republikën e Koosvës nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti.

Ai tha se rregulloret që i ka miratuar BQK-ja, janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR