• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Kosova duhet të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova duhet të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Prishtinë, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Pikërisht një vit pas dorëzimit të kërkesës së anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat sa më shpejtë. 

Ndërsa, e ka quajtur historike hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Ukrainës e Moldavisë, Kurti tha se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është mënyra që i siguron kontinentit paqen.

"Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti në platformën "Iks".

Më 15 dhjetor 2022, Kurti ia dorëzoi Çekisë vendit që kryesonte Presidencën e BE-së aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR