• e enjte, 18 korrik 2024

Kultard: Hamiltoni me mendje tashmë është në Ferrari

Kultard: Hamiltoni me mendje tashmë është në Ferrari

Londër, 12 mars 2024 (MIA) - Ish piloti në Formula 1, Dejvid Kultard i analizoi performansat e pilotit të Mercedesit, Luis Hamilton në krahasim me kolegun e ekipit, Xhorxh Rasell në fillim të sezonit 2024.

Sipas Kultard, Hamiltoni tashmë është me mendje në Ferrari.nAi është i sigurtë se kampioni i shtatëfishtë me padurim pret që të kalojë në Ferrari vitin e ardhshëm.

"Ai thjeshtë nuk u adaptua në këtë automobil. Mund të shihet se Xhorxh në këtë moment i përsos kohërat e tij në rrethin, ndërsa Luisi ngec. Megjithatë, e dimë se Luisi do të tregojë rezultat nëse e tërheq maksimumin nga bolidi. Megjithatë, pikërisht tani, duke e marrë parasysh vendimin që të shkojë në Ferrari, duket se me mendimet ai tashmë është aty", deklaroi Kultard, i cili punon si komentator ekspert për "Channel 4".

Në garën e parë këtë sezon, të mbajtur në Bahrein, Hamiltoni e fitoi vendin e 7-të, ndërsa të shtunën e kaluar në Arabinë Saudite, britaniku ishte madje i 9-ti.

Etapa e ardhshme e kampionatit botëror në Formula 1 do të mbahet prej 22-24 mars në Australi. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR