• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuleba: Kievi nuk heq dorë nga kërkesa që armata ruse të tërhiqet nga Krimeja si kusht për përfundimin e luftës

Kuleba: Kievi nuk heq dorë nga kërkesa që armata ruse të tërhiqet nga Krimeja si kusht për përfundimin e luftës
Kiev, 13 prill 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitri Kuleba sot paralajmëroi se Kievi nuk do të heq dorë nga kërkesa që Rusia t'i tërheq ushtarët e saj nga Krimeja dhe pjesët që paradokohe i ka aneksuar ilegalisht si kusht për përfundimin e luftës.
 
Kuleba e quajti luftën në Ukrainë "plagë të përgjakshme në mes të Evroës" dhe tha se të gjitha pjesët e vendit të tij duhet të trajtohen si të jenë nën administrimin e barabartë të Kievit.
 
"Ne ishim të bashkuar nga parimi i kartës së Kombeve të Bashkuara dhe besimi i përbashkët se Krimea është Ukrainë dhe do të kthehet në kontrollin ukrainas", tha Kuleba në video-fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së sigurisë së Detit të Zi, e cila po mbahet në Bukuresht. 
 
Kuleba deklaroi se Ukraina kategorikisht nuk pajtohet me pohimet se Krimeja nuk duhet t'i kthehet Ukrainës..mb/
 
Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR