• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryetari i LSDM-së, Filipçe ia uron fitoren Trampit

Kryetari i LSDM-së, Filipçe ia uron fitoren Trampit

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ia ka uruar fitoren tanimë presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

"Në emrin tim dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ia uroj fitoren në zgjedhje presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë dhe do të thellohet", thotë Filipçe në urim. 

Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shton Filipçe, kanë lidhje shumëvjeçare të miqësisë dhe bashkëpunimit, dhe beson se ata do të zhvillohen edhe më shumë, drejt progresit dhe mirëqenies sonë të ndërsjellë. qa/

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR