Kryetari i Kuvendit Gashi do të merr pjesë në Forumin e Dohas 2025
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar.
- Post By Besnik Shuki
- 15:16, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, temë e forumit të këtij viti është: Drejtësia në veprim: Më shumë se një premtim i progresit.
Në margjinat e Forumit të Dohas, Gashi do të takohet me homologun e tij Hasan Bin Abdulla Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shurasë së Shtetit të Katarit, më pas me Sulltan Bin Saad Al Muraikin, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, si dhe me Sheik Al Majasa Bin Hamad Bin Halifa-Al Thani, kryetare e Muzeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit. bsh/
Foto: MIA arkiv